Lëndë e re e PSP-së, u ftua në rolin e dëshmitarit kurse Gruevski e vlerëson si “shpërqëndrim opinioni”

Ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot disa orë ishte në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike në Shkup, ku ishte thirrur në cilësi të dëshmitarit në procedurë të re parahetimore për të cilën ai deklaroi se: “Në vend se të flitet për atë që ndodh në Maqedoni, që flitet për ndryshimin e emrit nga ana e Zaevit, për mosrealizimin e pagës 100 mijë denarëshe të mjekëve apo 500 eurot e rrogës mesatare, për marrëveshjen skandaloze me Bullgarinë ose sërish dygjuhësinë që LSDM-ja e promovon në Kuvendin e Maqedonisë, duhet të flitet për atë se unë kam qenë në PSP dhe se jam pyetur si dëshmitarë”, tha Gruevski pasi doli nga PSP-ja, njofton Portalb.mk.

Pas marrjes në pyetje, prokurorja speciale Katica Janeva theksoi se: “Bëhet fjalë për lëndë të porsahapur për hetim financiar për marrje të provizionit për energji elektrike, që është hapur pas ekspertizës së kryer në dy biseda telefonike, që në vazhdimësi po udhëhiqen nga një person“, tha Janeva.

Procedura parahetimore, në të cilën Gruevski është thirrur si dëshmitar, sipas Janevës, ka pasur ngjashmëri me hetimet financiare që tashmë po udhëhiqen para PSP-së.

LEXO: PSP zbuloi me dhjetëra llogari bankare të Gruevskit dhe Peshevskit, 10 milion denarë të depozituara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button