SHBA: Të hyjë në fuqi dekreti për ndalesën e hyrjes së personave nga gjashtë vende
Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp sot kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të miratohet hyrja në fuqi e dekretit më të ri të Trampit për ndalesë të hyrjes në vend të shtetasve nga gjashtë vende kryesisht myslimane.
Kërkesa u dorëzua, pasi javën e kaluar Gjykata amerikane e Apelit në Kaliforni lejoi që ndalesa pjesërisht të hyjë në fuqi, gjegjësisht të ndalojë hyrje për personat nga gjashtë vendet të cilët nuk kanë lidhje familjare në SHBA.
Gjykata e apelit në San Francisko pjesërisht e miratoi kërkesën e administratës së Trampit që të bllokohet vendimi paraprak gjyqësor, për shkak të së cilës dekreti i Trampit nuk është zbatuar.
Ndalesa ka të bëjë me shtetasit e Iranit, nga Libia, Siria, Jemeni, Somalia dhe nga Çadi, por jo edhe për shtetasit e Koresë Veriore dhe nga Venezuela, për të cilët presidenti amerikan kërkoi ndalesë.