Bjordi dhe Adela mohojnë ndarjen

Javën që kaloi një nga lajmet që qarkulloi jo vetëm në ueb-e të ndryshme, por edhe në disa gazeta ishte ai i ndarjes së njërit prej çifteve më të dashur të publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për Bjordin dhe Adelën, dy të rinjtë simpatikë të cilët kanë një kohë të gjatë që e kanë konsoliduar dashurinë e tyre. Këto zëra që u përhapën mjaft shpejt nuk dihet nëse kanë një burim konkret prej nga dolën. Ajo që bëri përshtypje ishte se në këtë lajm pohohej se Bjordi e kishte lënë Adelën për një femër tjetër ruse.

Në fakt, edhe pse Bjordi është larguar për çështje pune në Itali marrëdhënia e tyre duket se nuk ka ndryshuar. Të paktën kështu thonë të dy, si Bjordi edhe Adela, të cilët duket se kanë qenë të habitur nga kjo që kanë dëgjuar për veten e tyre.

Realisht Adelën sivjet e kemi parë vetëm në “Dancing with the stars” dhe jo bashkë me Bjordin, pasi ai ndodhet në Itali për projekte të tjera. Zërat për ndarjen e tyre tanimë janë zbehur dhe ne urojmë që ata të dy të jenë të lumtur me njëri-tjetrin. Adela aktualisht vazhdon të punojë si gazetare në median e shkruar, por njëkohësisht është edhe pjesë e formatit të DWS me forumin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button