Nora Istrefi mahnit edhe femrat

Ajo ka lënë gojëhapur jo vetëm meshkujt por edhe femrat, gjatë performancës në javën e modës që është mbajtur në Prishtinë. Më shumë se një modele, një femër seksi e veshur me një fustan të shkurtër elegant dhe tepër tërheqës.

Nora Istrefi ka lënë nën hije gati të gjitha këngëtaret, të cilat janë paraqitur me performancat e tyre në javën e modës, raporton Panorama plus. Shumica prej tyre kanë qenë të veshur me xhinse e pantallona, kurse e vetmja Nora ka tërhequr vëmendjen me fustanin e saj të kuq, ngjyrë kjo që simbolizon dashurinë!

Muajt e fundit të vitit pritet që edhe këngëtarja seksi t’i japë fund beqarisë së saj pas lidhjes disavjeçare me të fejuarin Robert Berisha./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button