Mesiç anulon vizitën në Maqedoni

Nga kabineti i ish presidentit kroat Stjepan Mesiç kanë bërë me dije se për shkak të obligimeve të paprituara në Kroaci, ai nuk do të vizitojë Shkupin dhe Tetovën javën e ardhëshme si që ishte planifikuar.

“Ju informojmë se ish-presidenti Stipe Mesiç, për fat të keq, nuk është në gjendje të udhëtojë në Maqedoni për shkak të një angazhimi të papritur urgjent, por presidenti Mesiç me kënaqësi në terminin tjetër në dispozicion do ta vizitojë R. e Maqedonisë sipas programit tashmë të vendosur”, kanë bërë të ditur nga kabineti i tij. 

Edhe Instituti Liberta ka paralajmëruar se ligjerata e tij në temën “Ballkani Perëndimorë dhe Integrimet Euro-Atlantike: Ku gjendemi”, shtyhet per pjesën e dytë të muajit Maj 2012./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button