DR: Policia ta zbardh rastin sa më shpejtë
DR shpreh keqardhjen për ngjarjen e ndodhur në fshatin Smilkovc të Shkupit ku në rethana të paqarta u vranë pesë qytetarë maqedonas si dhe përcjell ngushëllimet e saja të sinqerta tek familjarët e viktimave.
Njëkohësisht DR kërkon nga autoritet shtetërore që të bëjnë zbardhjen sa më të shpejtë të këtyre ngjarjeve dhe të sjellin autorët e këtij krimi të shëmtuar përpara drejtësisë, ashtu siç kërkon që të ndërmiren masa edhe ndaj gjithë atyre mjeteve të informimit në gjuhën maqedonase të cilët shpejtuan që kësaj ngjarje t’i japin ngjyrime ndëretnike dhe të akuzojnë qytetarët shqiptar si autorë të mundshëm të këtij krimi.
-Ka kohë që situata në Maqedoni është e rëndë dhe e tensionuar në skajshmëri sa i takon raporteve ndëretnike dhe fajin për këtë e kanë politika dhe politikanët e papërgjegjshëm, si dhe qëndrimet dhe deklarimet e vazhdueshme antishqiptare të këtyre mediumeve, u shprehën nga Demokracia e re./portalb/