Beyonce i shkruan letër Michelle Obamës

Pop ylli, Beyonce, e cila konsiderohet si “Zonja e Parë e Pop muzikës” i ka shkruar një letër të hapur Zonjës së Parë të SHBA-ve, Michelle Obamës, ku ka shprehur admirimin dhe respektin për të.
Letra e cila ishte skanuar dhe postuar në web faqen e Beyonces, e përshkruan zonjën Obama si shembull ultimativ të një femre të fortë amerikane.

Më tej Beyonce e përshkroi zonjën Obama si një nënë të mirë, një grua e dashur dhe në të njëjtën kohë një zonjë e parë e jashtëzakonshme.

Nuk është e rastësishme që Beyonce ka shfaqur admirim të tillë ndaj Michelle Obamës.
I pyetur së fundmi edhe presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, se cili reper i pëlqen më shumë, Jay-Z apo Kanye West, Obama pa problem u përgjigj se Jay-Z atij i pëlqen më shumë sepse Kanye West ka sjelljet e gomarit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button