Opozita maqedonase kërkon përgjegjësi nga organet e rendit për vrasjet
Grupi parlamentar i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE) dhe Liga e Sanxhakut (LS) shprehën ngushëllime të thella deri tek familjet e pesë personave të vrarë në fshatin Smilkovc të Shkupit.
“Jemi të shokuar nga masakra brutale. Kërkojmë nga organet kompetente ti zbulojnë autorët, arsyet dhe motivet për këtë akt shtazarak i cili veshi në zi pesë familje.
Grupet parlamentare kërkojnë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, që në vend se të gjuajë aparate pokeri dhe të habitet se si kanë hyrë ato në vend, t’i angazhojë ekipet më profesionale në radhët e policisë për zbardhjen e tërësishme të vrasjeve.
Njëherit, PAE dhe LS kërkon dorëheqjen e Gordana Jankullovskës dhe të kryeministrit Nikolla Gruevski, duke i potencuar si më përgjegjësit në shpërthimin e krimit dhe përkeqësimin serioz të sigurisë në shtet.
Ky grup parlamentar, gjithashtu kërkon nga kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski të thirrë seancë urgjente parlamentare në të cilën do të debatohet për situatën e sigurisë në vend.
Lidhur me vrasjen e pesëfishtë edhe nga partia më e madhe opozitare LSDM thonë se reagimi i shpejtë i institucioneve është mënyra më e mirë për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të sigurisë së përgjithshme dhe gjendjes politike.
“I bëjmë thirrje institucionet përkatëse që të mos lejojnë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes, ndërsa MPB-në e tharrasim që urgjentisht t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për kryerësit që sa më shpejtë të nxiren para drejtësisë”, theksojnë nga LSDM-ja me apel deri te qytetarët që të veprojnë në drejtim të qetësimit të gjendjes në terren dhe të mos lejojnë që tensionet të eskalojnë.
Nga partia, shprehin ngushëllime deri te familjet e viktimave./portalb/