Kufomat e pesë të vrarëve dorëzohen në obduksion

Zëdhënësi i MPB-së Borçe Peshevski për “Plusinfo” informon se trupat e pajetë  të pesë personave të vrarë të cilët u gjetën në rrethinën e Shkupit, janë dorëzuar në obduksion me urdhër të gjykatësit hetues.

Bëhet fjalë për katër persona të moshës rreth 20 vjeç dhe për një person të moshës prej mbi 40 vjeç.

Në trupat e tyre janë vërejtur plagë me armë zjarri. Policia menjëherë doli në vendngjarje, ndërsa momentalisht po punohet mbi vërtetimin e identitetit, motiveve dhe rrethanave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button