Nëna shimpaze mban zi për Fëmijën e saj (Video)

Që vetëm njerëzit mbajnë zi për të dashurit e tyre, hedhin poshtë shimpazetë. Sipas Amerikanëve dhe Gjermanëve shkencëtarë dhe shimpazete qajnë.

Siç duket njerëzit nuk janë të vetmit që mbajnë zi për vdekjen e njerëzve të tyre të dashur, thonë shkencëtarët Amerikanë dhe Gjermanë mbas një studim filmimi shimpazësh në mjedisin e tyre natyror.

Shkencëtarët ndërkombëtarë të njohur në Institutin Max Planck nën vështrimin e Katerina Kronin, me bashkpunimin e kolegëve amerikan, që botuan studimin në revistën American Journal of Primatology, në bazë të Daily Mail dhe Telegraph vërtetuan se femrat shimpaze jo vetëm krijojnë një lidhje të mirë me fëmijen e tyre por i mbanë ata afër deri në moshen 2-vjeçare dhe kujdesen për ta deri në moshën 6-vjeçare, por kur vdesin,  mundesitë e zi-së janë çuditërisht si të njeriut.

Shkencëtarët filmuan në Zambia të Afrikës një nënë shimpaze e cila humbi femijën e saj 16-muajsh,e cila mbante trupin e tij të vdekur mbi 24 orë, para se ta lëshonte në tokë. Në vazhdim, u largua për pak dhe herë pas here kthehej për ta prekur, (ndoshta) të sigurohej se ai ka vdekur.

Sipas studiuesve “të dhënat e reja ofrojnë njohuri unike se si mbajnë zi shimpazete për vdekjen”.

Shkencëtarët gjithashtu thonë se, akoma kjo fushë është e panjohur, sepse ata nuk mund ta dinë me siguri çfarë njohin shimpanzet për vdekjen, çfarë ndjejne saktësisht për vdekjen.

Studimet e mëparshme të zoologve kanë konfirmuar ekzistencën e lidhjes së fortë mes nënës dhe fëmijës shimpaze, dhe që femra mund të mbajë trupin e vdekur për disa ditë, akoma dhe jave.

Studimi i ri plotëson këtë dituri duke përforcuar dyshimin e shkencëtarve se mbajtja zi nuk është vetëm për qenjen njerëzore.

Lajme të ngjashme

Back to top button