Irak: Ushtria e mori kontrollin ndaj një qyteti dhe disa fshatrave

Forcat e Irakut e kanë rimarrë kontrollin ndaj një qyteti dhe disa fshatrave të okupuara nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), në të njejtën ditë kur aktivistët opozitarë sirianë thanë se IS-i e ka rimarrë kontrollin në qytetin Al-Bukamal në Siri, pas luftimeve të ashpra me trupat qeveritare, shkruan REL.

Komandanti irakian, Abdelamir Yarallah, tha se qyteti Rumana dhe 10 fshatra, dje janë çliruar nga Shteti Islamik.

Njëherësh, qyteti Al-Bukamal, që ndodhet matanë kufirit sirian, dje ka rënë nën kontrollin e IS-it, kanë thënë dy aktivistë opozitarë në Siri.

Para tri ditësh, ushtria e Sirisë pat njoftuar se e kishte “çliruar” qytetin Al-Bukamal, që ishte baza e fundit e IS-it në Siri. Por, militaantët e IS-it u tërhoqën nga qyteti dhe ndërmorën kundërofensivë gjatë dy ditëve të kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button