Biznesi i gazetarëve është i prirur drejt shkatërrimit të së vërtetës“, fjalë të kryeredaktorit të “The New York Times”

John Swinton, kryeredaktori i gazetës më të madhe dhe prestigjoze të botës, “The New York Times”, kur ngriti një dolli për ‘shtypin e lirë’ tha:

“Nuk ka një gjë të tillë, në këto kohë të historisë së botës gjithashtu dhe në Amerikë, dicka si media e pavarur. Ju e dini dhe unë e di. Edhe sikur një nga ju të merrte guximin të shkruante mendimin e tij të sinqertë, si një gazetar i mirëfilltë, ju thjesht do jeni të sigurt se ai shkrim nuk do të publikohet kurrë. Unë paguhem çdo javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna ime dhe artikujt që shkruaj, transmeton Lexo.al.

Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se njëri nga ju do të ishte aq i pamend sa të shkruante mendimet e veta, sepse do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjëtër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të shfaqeshin në një nga punët e mia, brenda 24 orësh do të mbetesha i papunë.

Biznesi i gazetarëve është i prirur drejt shkatërrimit të së vërtetës, për të qenë gjithmonë të bindur për të thënë gënjeshtrën të parët, të manipulojmë, të shpifim, të biem në gjunjë përpara parasë dhe të shesim kombin dhe popullin tonë për vaktin tonë të përditshëm. Ju e dini dhe unë e di por cfarë budallallëku do të ishte të besonim te shtypi i lirë? Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve prapa skenës. Ne jemi marionetat, ata tërheqin fijet, ne kërcejmë. Talenti ynë, mundësitë tona dhe jetët tona janë prona të njerëzve të tjera.

“Ne jemi prostitutat intelektuale”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button