Grevistët nga “Makedonia Pat” në takime me ministrinë
Përfaqësuesit e të punësuarve në “Makedonia Pat”, të cilët dje protestuan para Qeverisë për shkak të vonesës së rrogave, pritet sot të kenë takime me ministritë dikasteriale.
Punonjësit e kësaj ndërmarrje publike u kërcënuan se do të vazhdojnë me grevën, nëse nuk u paguhen të gjitha rrogat dhe kompensimet e terrenit.
Sipas programit qeveritar për rikonstruim të “Makedonia Pat” parashihet ndarja e kompanisë sipas “Hekurudhës së Maqedonisë”.
Qeveria pohon se në këtë ndërmarrje shtetërore tepricë janë 500 prej gjithsej 1.600 të punësuarve. Planifikohet që një pjesë e tyre të përjashtohen, ndërsa një pjesë e tyre të zhvendosen në ndërmarrje tjera publike. /portalb/