Është ndërprerë seanca e Kuvendit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në hapje të seancës së Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur në dorë një mbishkrim me emrin e Selver Haradinaj, i cili është vrarë më 8 prill nga një sulm me bombë në shtëpinë e tij dhe të Enver Zymberit i vrarë me 25 korrik.
Për disa minuta nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputeti Visar Ymeri, nga radhët e Vetëvendosjes kanë mbajtur në dorë pëlhurën me emrin e Selver Haradinaj dhe policit të vrarë në aksionin e 25 korrikut, Enver Zymberi dhe nuk iu përgjigjen thirrjes për vazhdimin e seancës.
Ndërkaq kryeparlamentari, Jakup Krasniqi thirri në një mbledhje Kryesinë e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare.
Kuvendi i Kosovës pritet që ta fus në rend dite Projektligjin për bankat dhe institucionet mikrofinanciare.
Opozita paralajmëroi se nëse ky projektligj hyn në rend dite, përsëri do ta bojkotojë seancën./botasot