Wohlers viziton qumështoren e Manastirit

Ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë Paul Wohlers sot do ta vizitojë qumështoren “Bi Milk” në Manastir, me qëllim që të njoftohet me kapacitetet e qumështores dhe planet e saj zhvillimore.

Kjo është vizita e parë e ambasadorit Paull Wohlers në njërën prej kompanive më të njohura në vend, qumështorja “Bi Milk”, ku do të ketë mundësi që ta vizitojë repartin prodhues, repartin  për kontroll të cilësisë.

Në takimin me kryesinë e kompanisë do të diskutohet edhe për planet dhe mundësitë për prani më të madhe të tregut amerikan, në të cilën “Bi Milk” është i pranishëm me cilësinë e vet tradicionale të lartë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button