Georgievski: Jankullovska të bëjë hetim kundër Kashirskit dhe kryeshefave lokalë në rajonin e Shtipit
![I bëjmë thirrje ministreshës Gordana Jankullovska që të merr guxim dhe të merret pak me kryeshefat lokalë në rajonin e Shtipit](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/2E1D7D3D1CFAC929EE126AD40F9B45BA.jpg?fit=136%2C101&ssl=1)
“Për shkak të mundësisë më të madhe se kryeshefi i deritanishëm i SPB-së Shtip, Zvonko Kashirski të hënën nuk do të paraqitet në vendin e tij të punës, vet fakti që qendrat kryesore të krimit që është kryer në aksionin “Detonator” ishte zbuluar në komunat Koçani dhe Vinicë, komunat ku stacionet policore ishin nën kompetencat e Zvonko Kashirskit, dyshojmë se ai drejtpërdrejt është i lidhur dhe ka dyshime se ka përzier gishta në veprimet” thuhet në lajmërimin e sotëm dërguar mediave nga VMRO-Partia popullore në Shtip.
I bëjmë thirrje ministreshës Gordana Jankullovska që të merr guxim dhe të merret pak me kryeshefat lokalë në rajonin e Shtipit, thanë nga VMRO-PP./portalb