Romancë, bashkëshorti kompozon një melodi të mrekullueshme për Ermonela Jahon

Tashmë, Ermonela Jaho ka në repertorin e muzikës klasike një pjesë kushtuar asaj. Është një kompozim i titulluar ‘Romancë’ dhe është krijuar nga bashkëshorti i Ermonelës për sopranon, shkruan Class. Edhe pse nuk zbulon shumë prej saj, duke dashur të ruaj një profil sa më profesional, historia e dashurisë së Ermonelës me kompozitorin shqiptar, Ervin Stafa është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj dhe streha e tyre në Amerikë, limani ku ajo kthehet pas çdo turi muzikor.

Duke parë profilin e tij, vë re menjëherë që është mbështetësi kryesor i sopranos, siç dhe duhet të ishte.

Ata janë të dy angazhuar në aktivitete muzikore… ndërkohë që programi i Ermonelës nuk ka pushime, edhe Ervini është një kompozitor aktiv. Megjithatë ky krijim i kushtuar Ermonlës është ndryshe nga të tjerët, për nga ndjenjat e buta…duket sikur mund të dëgjohet frymëzimi.

Pjesa titullohet ‘Romancë’ dhe është interpretuar nga Dhurata Lazo, e cila e ka postuar videon duke zbuluar dhe sekretin e bukur, që kompozitori ia ka kushtuar këtë pjesë Ermonela Jahos.

Edhe sopranoja e ka ndarë këtë video duke falënderuar nga zemra kompozitorin dhe pianisten për këtë kënaqësi, vërtet të rrallë.

Sa romantike!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button