Liria e shprehjes në Maqedoni, në gjendje alarmante

Liria e shprehjes në Maqedoni është në gjendje alarmante, vlerësuan pjesëmarrësit në tryezën e organizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut, e që u dedikohej lirisë dhe veprimit të mediave. Arsye për këtë janë raporti i fundit i Komisionit evropian si dhe i shumë organizatave të njohura botërore si Freedom Hous që çdo vit e rangojnë Maqedonië më ulët në listat e tyre, thanë panelistët. 

Shoqata e Gazetarëve edhe të tej do të insistojë që veprat penale ‘shpifje’ dhe ‘ofendim’ të hiqen nga kodi penal, deklaroi kryetari i saj Naser Selmani.

‘Arsyeja kryesore që ne i kërkuam këto ndryshime është fakti se për shpifje dhe ofendim më së shumti akuzohen gazetarët, kërkesa jonë e dytë është kufizimi i dëmshpërblimit  edhe pse asnjë vend nuk e kufizon dënimin maksimal, por duke e njohur praktikën tonë gjyqësore është më mirë të kufizohet që të mos i jepet mundësi gjykatave të shqiptojnë dënime të larta. Ne insistojmë edhe pse bisedimet janë në një qorrsokak dhe në një krizë,  në këtë çështje nuk do të lëshojmë pe, sepse pa këto ndryshime të gjitha ndryshimet tjera do të binin në ujë’ tha Selmani  i cili shtoi se kjo nuk duhet kuptuar nga gazetarët si autorizim për të shpifur dhe ofenduar dhe nga ana tjetër, por u dedikohet  funksionarëve që  të mos keqpërdorin postin që kanë për të ndikuar në punën e gazetarëve dhe në fund ti heshtin.

Në 20 vitet e fundit neve aktrojmë demokraci, ne nuk kemi demokraci sepse institucionet nuk i mbrojnë qytetarët, por partinë në pushtet, tha Selmani.

Krytarja e Institutit për të drejtat e njeriut dhe gjykatëse e mëparshme në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strazburg Margarita Caca Nikollovska, tha se liria e shprehjes në Maqedoni është në gjendje alarmante, dhe për këtë dëshmon raporti i Freedom House, që rangon Maqedoninë në vendin 115 në botë për nga liria e shprehjes, dhe dukshëm në fund të listës në rajon.

‘E drejta e të shprehurit nuk është e drejtë absolute, dhe e njëjta ka restrikcione jemi dëshmitarë se janë gazetarët ata që janë të nënshtruar më së shumti  për shpifje dhe ofendim, janë mbi 293 padi janë ngritur vitin e kaluar kundër gazetarëve. Në rastet e shumta  gjobat edhe pse në para, janë shumë të larta, në raste të caktuara, shpesh me procese të shkurta dhe ndonjëherë gazetarët nuk e dine se pse janë akuzuar. Kjo tek gazetarët krijon frikë dhe i detyron në auto censurë. Kjo është theksuar edhe në raportin e Komisionit Evropian për vitin e kaluar, dhe paraqet një shqetësim shumë të madh për lirinë e mediave në Maqedoni’, tha Caca Nikollovska.

Propozuesi i ligjit për dekriminalizim të shpifjes, deputeti Ivon Veliçkovski, tha se propozimi vlen për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për gazetarët.

‘Bëra mirë që e propozova ligjin për dekriminalizimin e shpifjes, edhe do ta propozoj prapë. Dekriminalizimi i shpifjes duhet të jetë kusht dhe ultimatum, duhet të jetë mjet që do ti ulë bartësit e pushteteve dhe këtu nuk mendoj vetëm ata të qeverisë por edhe opozitën, me gazetarët, të cilëve u është marrë roli drejtues në këtë dialog. Nuk më besohet se këtë e bëjmë se e kërkon Komisioni evropian, por sepse shoqëria jonë ka nevojë për të’, tha Veliçkovski.

Eksperti për sisteme mediale, Sasho Ordanovski tha se gazetarët duhet të organizohen më mirë dhe këtë duhet ta bëjnë në bashkëpunim me avokatët, ndryshe edhe më tej do të jenë pre e politikanëve. 

‘Le ta marrim BBC-në si media që është shembull për profesionalizëm dhe objektivitet. BBC paguan miliona funta në vit nën akuzën për shpifje, ambasadat afrikane në Londër kanë njerëz të angazhuar vetëm për të ndjekur programet e BBC-së, dhe për një fjalë të vetme padisin për shpikje.  Por kur SHGM-ja ti angazhojë pesë zyrat më të mira të avokatisë në Maqedoni që do ti përfaqësonin gazetarët, kur SHGM-j a do të përgjigjet me kontra-vepër penale ndaj çdo padie, për shqetësim, për dëmtim imazhi të gazetarit, dhe sidomos në rastet kur paditë ndaj gazetarëve rrëzohen, do të shihni se si ulet numri i padive  ndaj gazetarëve’, tha Ordanovski . 

Tryeza e rumbullakët me temë ‘Në drejtim të mbrojtjes efektive të së drejtës  për shprehje të lirë dhe liri të medias-sfidat e të ardhmes’ u organizua nga Instituti për të drejtat be njeriut, dhe me mbështetje nga ambasada e SHBA-ve në Shkup. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button