Partia neonazite greke kërcënon me vdekje një gazetare
Një gazetare greke e gazetës Katimerini mori kërcënime me vdekje nga partia neonaziste Agimi i Artë e cila në zgjedhjet e mbajtura fituan disa vende deputeti.
Kërcënimet me vdekje për gazetaren Ksenia Kunaliki janë drejtuar në faqen zyrtare të partisë neonaziste.
Shkaku për këtë është një artikull i botuar më 12 prill në të cilin gazetarja i bën thirrje mediave greke që ta përjashtojnë partinë neonaziste nga jeta shoqërore. /portalb/