Vetëvendosje jep afat deri më 5 shkurt: Të zbardhet vdekja e Astrit Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se institucionet kanë afat deri me 5 shkurt për të zbardhur rrethanat e vdekjes tragjike të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, njofton Klan Kosova.

Këtë afat e ka dhënë deputeti i kësaj partie, Albin Kurti, në një fjalim të tij para objektit të qeverisë së Kosovës, ku ishin mbledhur qindra njerëz në përvjetorin e praë të vdekjes së Deharit.

“Vetëvendosje jep afat deri më 5 shkurt të zbardhet vdekja e Deharit, të shkarkohen nga postet përgjegjësit për vdekjen e tij, nga zinxhiri institucional”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka vazhduar duke folur për personalitetin e Deharit dhe rëndësinë që kishte ai për Vetëvendsojesn.

“U bënë një vit qe duken sa një shekull. Një vit si një jetë e tërë pa Astritin. Pa Astritin, këtë patriot.Nënën nga Presheva, babin nga Kumanova e Astriti punoi shumë në mbarë Kosovën”, tha Kurti në një fjalim emocional.

“Ne patëm nevojë për Astritin, që ai të ishte ende mes nesh. Patëm nevojë ta kishim atë në mes nesh, se ai do bëhej doktor shembullor. I kryente detyrat dhe i ndihmonte të tjerët si rrallë kush. Astriti u bë dëshmori më i ri i luftës për barazi e drejtësi”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button