Puxhdemon iu dorëzua policisë në Belgjikë, deri nesër gjykata vendos nëse do të mbetet në arrest

Kryeministri i shkarkuar katalanas Karles Puxhdemon, të cilin Spanja është duke e kërkuar me urdhëresë evropiane për arrestim, është dorëzuar sot në mëngjes në policinë federale në Bruksel, kumtoi zëdhënësi i Prokurorisë.

Së bashku me Puxhdemonin kanë qenë edhe katër, të akuzuar prej autoriteteve spanjolle, ish-anëtarë të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës.

Pesë prej të akuzuarve janë dërguar në prokurori, ndërsa gjykatësi belg do të vendos në afat prej 24 orësh, ndërsa më së voni deri në orën 9.17 nesër në mëngjes, nëse do t’i lë në arrest, ose t’i lirojë me kaucion. Këtë pasdite që të pestë do të merren në pyetje.

Vendimi i gjykatës mund të ankohet, para se të zbatohet, theksoi prokuroria. Nëse nesër u caktohet arrest, ata do të dërgohen në burg hetimor. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button