Rita Ora, përsëri nr. 1 në Britani

Rita Ora, këngëtarja nga Londra me origjinë shqiptare, arrin brenda disa muajsh një sukses të ri të jashtëzakonshëm me këngën e saj të re “R.I.P.”.

Ky është suksesi i saj i parë si këngëtare solo. Rita Ora, arrin brenda ditës të spostojë nga vendi i parë këngëtaren me origjinë greke Tulisa, e njohur edhe si anëtare e jurisë në programin mjaft popullor “XFactor” në Britani.

Suksesi i parë i  Rita Orës ishte kënga “Hot Right Now” me DJ Fresh po në vend të parë.

Ajo ka një agjendë mjaft të ngjeshur promovimi, kur vetëm javën e kaluar është kthyer nga Los Anxheles nga studiot e reperit të famshëm Jay-Z kompania e të cilit “Roc Nation” e ka kontraktuar.

Ajo ka dhënë dje në Londër një shfaqe tjetër, ndërkohë që në verë fillon një turne nëpër Evropë me grupin e njohur Cold Play. Rita Ora po vlerësohet shumë edhe nga media britanike ku tabloidi “The Sun” sot e cilëson si prurjen më të re të muzikës britanike duke e cilësuar atë si versionin britanik të Rihanës./koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button