RDK mbështet fuqishëm reagimin e asociacioneve amerikano-shqiptare

Rilindja Demokratike Kombëtare mbështet fuqishëm reagimin e Ligës Qytetare Sqiptaro-Amerikane  (Joe DioGuardi) dhe Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago kundër skenarëve të errët që çojnë në përdhosjen kombëtare të popullit shqiptar.
 
Feja islame është pjesë e besimit edhe për popullin shqiptar në Maqedoni, thuhet më tej në reagimin e këtyre dy asociacioneve politiko-kombëtare nga Amerika, prandaj tërë propaganda antishqiptare që po lansohet sot në shumë qarqe të dorës së pushtetit maqedonas ka për qëllim vetëm të njollosë dhe komprometojë para opinionit të gjerë botëror për gjoja se populli i lashtë dhe me traditë evropiane të shqiptarëve na qenkan bërë “terroristë dhe radikalë” (!) në këto hapësira ballkanike dhe me gjerë. Kujt i shërben kjo dhe përse dora qeveritare e Nikolla Gruevskit po luan lojën e shtrigës që shumë herë në historinë e shumëvuajtur të popullit shqiptar janë ndezur qirinjtë për shfarosjen e tij.
 
RDK pajtohet me konstatimin e këtyre dy asociacioneve se populli shqiptar është liridashës, bamirës, i trajtave të jetës që di të nderojë e respektojë të tjerët dhe fenë e besimit të vet tradicional.
 
RDK ndan mendimin e njëjtë me  LQSHA dhe SHSHA, se në të gjitha tubimet dhe protestat shqiptare kundër dhunës dhe përdhosjes kombëtare, të shkohet me flamurin kuq e zi shqiptar, ashtu si i ka hije kombit tonë ndër shekuj dhe pjesë e civilizimit evropian, dhe se të gjithë ata që mundohen përmes udhës së besimit islam të shqiptarëve në Maqedoni të vendosin ngjyrat e hijes së keqe, duhet të hidhen jashtë çdo aktiviteti fetar që shkon ndesh çështjes kombëtare.
 
Me këtë rast, Rilindja Demokratike Kombëtare i shpreh mirënjohje publike asociacioneve të lartpërmendura shqiptaro-amerikane në misionin e tyre atdhetar që e kryejnë përtej oqeanit, si dhe mbështetjes morale dhe materiale të shqiptarëve në trojet e tyre etnike për realizimin e aspiratave të tyre shekullore.
 
Sektori për informim – RDK

Lajme të ngjashme

Back to top button