Letër dërguar jetës sime të shtrejtë

E dashura jeta ime e shtrejtë, e mora porosinë tuaj të lakmisë ndaj jush! Për hatrin tuaj dola prej botës sime imagjinative mistike e hyra në botën tuaj të dukshme greminë me shumë gënjeshtra, brenga e mundime.Të pyes e dashura botë njerëzore, pasi më fton të jetoj me ty, pse atëherë s’ma pëlqeni çmendurinë time?,  fort mirë e dini  se çmenduria ime është e veçantë nga marrëzia e njërëzve të tjerë, atëherë pse s’ma pranoni marrëzinë timë kur vet je botë e çmendisë. Pasi mbahesh e mençur, e bukur e tërheqëse pse ti botë e kësaj jete s’ma tregon dashurinë e vërtetë, pse më ke prurë këtu, ku shkoj, në fund çfarë do bëhet me mua e njerëzit e tjerë? Pasi ti s’më përgjigjesh, o sa mirë do ishte sikur të kisha mundësi e forcë mendore t’ju përgjigjesha unë.

Kjo më bëri që të largohem nga ty e të zhytem në thellësitë e imagjinatës sime për të gjetur të gjitha pyetjet e mia paraprake. Pse ti botë tokësore e çmendisë s’ua përshkruan njerëzve tu vdekjen?, çështë ajo, pse vdesin njerëzit?, çështë ky veprim yti që i largon dashamirët e tu të zjarrtë nga bota jote fizike; pa i pyetur fare, njerëzit i dërgon nëpër varre?, çështë varri?, çdodh atje poshtë nën dy kub dhe me të vdekurit e tu.

Këto janë pyetje që ma lëndojnë ndërgjegjen e shpirtin tim. Pse ti botë e marrëzisë njerëzore i ke bërë të dashuruarit e tu aq kafshëror sa që i ke humbur e i ke detyruar ta mohojnë të vërtetën eskatologjike të vdekjes? Prandaj, të më falësh botë fizike e çmendisë që s’të dua, na ke bërë që të na interesojnë brengat e të tjerêve, por brengat tona psiko-fizike kurrë mos t’i shërojmë. Mjaft u munduam, këtu, në vendbanimin tënd ta gjejmë ilaçin e lumturisë e rahatisë shkencërisht e teknologjikisht , por kurrë s’mundëm ta gjejmë. Kjo më bëri që të largohem nga bota e çmendisë njerëzore, të izolohem në thellësitë e imagjinës për të shpëtuar vehten dhe shpirtin tim.

Gjërat e fshehta imagjinative m’u bënë të bollshme për të shëruar brengat e streset e shumta të marrura nga ti, botë e çmendisë njerëzore.  Thellësia imagjinative më ka bërë që mos tët’ dua e të largohem drej yjve të largëta që s’mund të shihen as me teleskop; gjërat që i shoh lart, ti, botë e çmendisë tokësore njerëzore,  kurrë s’mund t’i shohësh, ne shpitrisht jemi afër e të shoqëruar me yjet e largëta, atje ku dhe shkencëtarët e kësaj bote  të çmendisë njerëzore s’dinë asgjë për formën dhe karakterin e yjve. Fshehtësitë qjellore që shkenca njerëzore ende s’ka arritur t’i zbulojë ne i shohim shpirtrisht, nëpërmjet syve  imagjinativ. Tani më, jam bërë shpirt e ty s’të vërej fare, tani e tutje ti botë e prishur e çmendisë njerëzore, je nën urdhërin tim, kurse bota ime shpirtërore imagjinative është bërë rob i dëshirave të mia.

Vetëm dhe një pyetje? Kush e ka çmendinë më të bukur, njërëzit e tu të tokës apo ne shpirtërorët e qjellit? Pra, ne dallojmë , ju në tokë jeni çmendur nga lakmitë psikologjike të streseve, kurse ne në qjell nga dashuria shpirtërore e bukurisë yjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button