Ja sa qytetarë të Maqedonisë e kanë vizituar Greqinë nga fillimi i vitit

Mbi 275 mijë qytetarë të Maqedonisë e kanë vizituar Greqinë nga e fillimi i këtij vitit deri në fund të shtatorit.

Sipas të dhënave të shërbimeve statistikore greke, numri i qytetarëve të Maqedonisë të cilët këtë vit e kanë vizituar Greqinë është për shtatë për qind më i madh nga viti i kaluar, transmeton MIA.

Qytetarët e Maqedonisë më shpesh kanë udhëtuar në Greqi për shkak turizmit, biznesit dhe shopingut.

Nga vendet e rajonit, më shumë vizita ka pasur nga Bullgaria prej nga në Greqi kanë ardhur 585 mijë qytetarë, që është rritje për 27.5 për qind.

Deri në fund të shtatorit, Greqinë e kanë vizituar edhe 142 qytetarë të Turqisë për 19.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Ulje prej 10,2 për qind është regjistruar te qytetarët e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button