Papa Françesku: Njerëzimit i kanoset vetëvrasja nëse shpërthen lufta bërthamore

Kreu i Kishës katolike, papa Françesku, paralajmëroi se njerëzimit i kanoset vetëvrasja nëse vjen deri te lufta bërthamore.

Mediumet perëndimore vlerësojnë se papa me atë rast ka menduar për tensionet e shtuara mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, e me atë edhe rrezikun e rritur nga konflikti bërthamor.

Mu kërcënimi nga konfrontimi bërthamor i SHBA-së dhe Koresë së Veriut do të jetë temë kryesore e konferencës të cilën e organizon Vatikani, ndërkaq në të do të marrin pjesë 11 fitues të Çmimit Nobel për paqe, funksionarë më të lartë të ranguar të Kombeve të Bashkuara dhe NATO-ja, si dhe ambasadorë të fuqive kryesore botërore.

Gjatë vizitës së personelit i cili e përgatitë konferencën, të caktuar për më 10 dhe 11 nëntor, papa paralajmëroi për rrezikun e shtuar nga shpërthimi i luftës bërthamore.

Ai njëherësh kërkoi që Uashingtoni dhe Pheniani t’i pranojnë përpjekjet e vendeve të tjera për qetësim të situatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button