“Most” me vlerësim pozitiv për rrethin e dytë të zgjedhjeve

Votimi edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale u zbatua në një atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa qytetarët të lirë mundeshin ta japin votën e tyre, është vlerësimi përfundimtar i Asociacionit Qytetar MOST, rezultati i raporteve dhe informacioneve  të marra nga vëzhguesit e tyre.

Darko Aleksov nga MOST-i në konferencën e sotme  për shtyp theksoi se gjatë ditës vëzhguesit më shpesh janë lajmëruar  për raste për votim grupor dhe familjar dhe fotografim të fletëvotimet, por siç tha, frekuenca e të gjitha llojeve të parregullsive është reduktuar në krahasim me raundin e parë zgjedhor.

Nga MOST-i theksojnë se edhe në raundin e dytë ka pasur reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve gjatë votimit në aspektin e parregullsive të vërejtura brenda dhe jashtë vendvotimeve, si dhe mënjanimin e sfidave teknike gjatë zbatimit të votimit të cilat janë vërejtur në raundin e parë.

Nga MOST-i nënvizojnë edhe se votimi i personave të sëmurë dhe të pamundur një ditë para zgjedhjeve në vendet ku ka pasur vëzhguesit  e tij  në përgjithësi  janë zbatuar në përputhje me procedurat, ndërsa votimi i personave në burg  është zbatuar me problemin e njëjtë si edhe në raundin e parë, gjegjësisht një numër i madh i personave  nuk kanë mundur të gjenden në Listën zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button