Një muaj paraburgim për nënën që vrau foshnjën në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurës A. S.

“E pandehura A. S., shtetase e Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Gjilan, transmeton Koha.net.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjeve gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, më 27 tetor është arrestuar një grua, e cila me datë 23 të këtij muaji, në Gjilan, ka mbytur foshnjën e saj.

Në raportin policor, thuhet se me datën e cekur lartë, në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete.

E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button