Pogradec, pranga dy vëllezërve, kundërshtuan me dhunë policët

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi akuzohen se kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Në pranga u vunë  Roland  Durbaku, 49 vjeç dhe  Ilir Durbaku, 43 vjeç.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 29.10.2017, në lagjen nr 1 në Pogradec, këta shtetas kanë penguar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës të tyre për kontrollin e një mjeti tip furgon me të cilin këta të fundit po udhëtonin, gjithashtu edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button