Modelja Ruse ka vdekur pasi ka sfiluar pa ndërprerje për 12 orë rresht

Historia tragjike e modeles ruse Vlada Dzyuba, e cila ka ndërruar jetë pas një sfilate raskapitëse në Shangai, transmeton Bota.al.

14 vjeçarja, sipas mediave ruse, vuante nga meningjiti kronik, por i ishte nënshtruar një kontrate strikte dhe kishte frikë të kërkonte asistencë mjekësore.
Zyrtarisht ajo duhet të punonte vetëm 3 orë në javë, por duket se orari shkonte përtej çdo parashikimi. Para se të bënte parakalimin e radhës në pasarelë ajo pati temperaturë të lartë dhe pak minuta më vonë i ra të fikët.
Ambulanca ndërhyri menjëherë, por vajza vdiq pas dy ditësh në gjendje kome. Shkaku paraprak i vdekjes mendohet të jetë meningjiti i rënduar nga një lodhje e tejskajshme.

Modele të shumta ruse rekrutohen në Kinë, por rasti i Vlada Dzyuba ka ngritur shumë shqetësime për shkak të kushteve të punës. Moska zyrtare i ka kërkuar sqarime Kinës lidhur me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button