Meksika dhe Argjentina nuk e njohin pavarësinë e Katalonjës
Meksika dhe Argjentina janë për respektimin e integritetit territorial të Spanjës duke shtuar se nuk e njohin pavarësinë e Katalonjës.
Presidenti meksikan Enrike Penje Nieta shkroi në Tuiter se pret një zgjidhje të qetë dhe politike të krizës.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme shprehet shpresë se me ndihmën e mjeteve kushtetuese do të zgjidhet problemi dhe do të garantohet integriteti territorial i Spanjës.