SHBA-ja i përgatiti akuzat e para në hetimin për involvimin rus në zgjedhje

Porota federale amerikane në Uashington, e kryesuar nga prokurori i posaçëm Robert Mjuler, i miratoi akuzat e para në hetimin për involvimimin e dyshuar rus në zgjedhjet në SHBA vitin e kaluar.

Akuzat me urdhër të gjykatësit federal mbahen të fshehta.

Është planifikuar arrestimi i të akuzuarve të bëhet të hënën, publikoi Si-En-En.

Prokurori special Mjuler u emërua në maj, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Tramp papritur e ndërroi shefin e FBI-sç Xhejms Matis. Ai i heton aktivitetet e Rusisë gjatë kohës së fushatës parazgjedhore dhe tenton të konfirmojë nëse ka lidhje mes shtabit parazgjedhor të miliarderit dhe Moskës. Përveç Mjulerit, hetimin për rastin e zhvillojnë edhe tre komisione parlamentare në Kongres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button