RDK-ja nuk është pronë e askujt dhe prandaj nuk është në shitje

Të shqetësuar nga informatat që marrim nga terreni po ju drejtohem më këtë letër të gjithë dashamirëve dhe atyre që më njohin dhe të gjithë atyre që ja dëshirojnë të mirën popullit shqiptarë në Maqedoni. RDK është subjekti më i përfolur në këto vitet e fundit, fatkeqësisht jo për rezultatet e saja por për ndodhitë që ndodhën në këtë subjekt. Ndodhitë me këtë subjekt nuk përfunduan me plasaritjet që u zhvilluan kohë më parë por ato vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ku janë pikërisht këto ndodhi që kanë bërë shumë anëtar dhe simpatizant të këtij ideali të ngelin të hutuar.

Si njëri ndër shumë të rinjtë e asaj kohe që u bashkëngjitëm në këtë subjekt për një ideal të vetëm RILINDJEN e gjithë asaj kauze që të tjerët e kishin mbytur, më dhimbset shumë kjo situatë e krijuar në këtë subjekt dhe prandaj sot kam guximin që në mënyrë publike tu drejtohem njerëzve që kanë hamendjet dhe paqartësitë njëjtë sikurse unë.

Nga disa informacione kemi kuptuar se njerëz të këtij subjekti po bëjnë thirrje dhe japin idenë për përkrahje në mënyrë direkte ose indirekte të një të keqeje që tash e sa vite ka kapluar qytetin e Gostivarit.  Këto informacione për çdo njeri që ka qenë së paku bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e atij ideali ti RILINDJES e vrasin dhe ndjehen të prekur dhe irrituar.

Duke u gjendur në këtë katrahurë politike dhe ideologjike kam një apel që me të cilin ju drejtohem të gjithë atyre që kanë bërë këtë “krim” të agjitimit për tu përkrahur e keqja e përgjithshme e Gostivarit, të cilën RDK-ja që nga themelimi i sajë e ka luftuar dhe është munduar që ta largon nga ai qytet, ju them publikisht që:

Çdo thirrje në emër të RDK-së, sakrificës rinore që krijoi këtë subjekt, për tu përkrahur Nevzat Bejta në Gostivar, do të llogaritet tradhti e idealit të të rinjve, ëndrrës rinore të shumë aktivistëve që kishim për ta parë Gostivarin të çliruar nga krimi dhe kriminaliteti.

Çdo njeri si individ personalisht e ka të drejtën të rreshtohet dhe të përkrah atë që më së shumti “ja dëshiron zemra”, por nuk e ka atë të drejtë askush që të nëpërkëmb një ideal që u themelua me aq sakrificë.

Prandaj ju bëj apel të gjithë aktivistëve dhe dashamirëve të idealit të pastër të RDK-së që në këto zgjedhje të vendosin sipas bindjeve të tyre personale kundër krimit dhe kriminaliteti në Gostivar, të vendosin në atë frymë që ata mendojnë që është më e afërt me idealin e tyre, ndërsa të gjithë atyre që mundohen të nëpërkëmbin emrin e RDK-së dhe në emër të sajë të bëjnë thirrje për përkrahjen e krimit dhe kriminalitetit në Gostivar ju them shkurt që:

Nuk kanë të drejtë në atë që e bëjnë, sepse RDK nuk është pronë e askujt që pretendon ta përvetëson, ajo është një ideal i të rinjve që e krijuan atë dhe si e tillë ajo nuk mundë të jetë në shitje nga askush.

GOSTIVARI MERITON TË FRYMOJË NDRYSHE!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button