SHBA me sanksione të reja në Korenë e Veriut

SHBA bëri të ditur se vendosin sanksione ndaj shtatë përfaqësuesve të lartë të Koresë së Veriut dhe tre personave juridikë, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Sanksionet e sotme janë drejtuar kundër pjesëtarëve të ushtrisë koreanoveriore dhe përfaqësuesve qeveritarë, të akuzuar për shkelje drastike të të drejtave të njeriut”, theksohet në kumtesën e ministrit amerikan të Financave Stiven Munipin. “Qëllimi ynë janë edhe ata të cilët financiarisht e ndihmojnë regjimin me ndihmën e valutës së huaj, të fituar përmes punës së detyruar”, shtohet në tekst.

Sanskionet janë vendosur ndaj drejtorit  dhe zëvendësdrejtorit të Komandës për siguri ushtarake, zëvendësministrit të parë për siguri popullore dhe ministrit të Punës, si dhe ndaj konsullit të përgjithshëm koreanoverior në Kinë dhe diplomatit në Ambasadën e Koresë së Veriut në Vietnam.

Njëkohësisht, raportuesi special i KB-së për çështjet rreth të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut Tomas Kontana deklaroi se sanksionet të vendosura ndaj Phenianit nga ana e KB-së mund të kontribuojnë për përkeqësimin e të drejtave të njeriut në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button