Ky është vendimi më i ri i Gjykatës së Apelit për Milaim Zekën

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Milaim Zeka kundër caktimit të masës se arrestit shtëpiak prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 17.10.2017.

“Milaim Zeka po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 i të njëjtit kod, si dhe v.p. “ Shmangie nga tatimi” sipas nenit 313 të po këtij ligji, njofton Zëri.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka gjetur drejtë se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjor për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj tij, konform nenit 183 lidhur me nenin 187, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1. dhe 1.2, pika 1.1.2 e Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button