BBC ngre ankesë në OKB për Iranin

BBC është ankuar në Kombet e Bashkuara për Iranin, i cili ka ngrirë asetet e mbi 150 njerëzve që kanë lidhje me shërbimin e tij persian, përcjell REL.

Transmetuesi britanik tha se Irani po bën “hetime kriminale” ndaj stafit të BBC-së, ish-punonjësve dhe kontribuesve, nën akuzat se ata kanë nxitur “komplot kundër sigurisë kombëtare” në Iran.

“Kjo është fushatë e vazhdueshme e persekutimit, për t’iu bërë presion gazetarëve që të mos e vazhdojnë punën me BBC-në”, thuhet në ankesën e transmetuesit britanik.

“Stafi persian i BBC-së nuk mund të kthehet në Iran pasi rrezikon arrestimin, marrjen në pyetje dhe burgimin”, thuhet po ashtu në ankesë.

Hetuesi i pavarur i OKB-së për liri të shprehjes, David Kaye, ka konfirmuar se ka pranuar ankesën.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk u është përgjigjur kërkesave për komente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button