Arrestimi i Tahirit, Kuvendi votoi kundër kërkesës së Prokurorisë

Ashtu siç pritej, deputetët socialistë votuan kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, njofton Top-Channel.

Me 75 vota pro dhe 60 kundër u votua raporti i Partisë Socialiste vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së Saimir Tahirit, si dhe për ndalimin për daljen e tij jashtë shtetit.

Ndërkohë, në fjalën e saj pas votimit, Monika Kryemadhi tha se ka votuar pro arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahirit. Gjatë fjalës së saj, ajo akuzoi mazhorancës se nuk është në gjendje që të shkëputet nga krimi dhe se po e lejon bandat që të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

“Sot treguat që nuk shkëputeni sot nga krimi dhe me votën tuaj treguat se i jepni shanse krimit dhe drogës. Treguat që keni frikë nga e vërteta dhe që jeni peng i krimit dhe i trafikut të drogës. Sipas Komisionit të Venecias, thuhet se Këshillimi i Mandateve nuk shqyrton provat, por veprimi tregon se mazhoranca nuk do që të realizojë reformën në drejtësi dhe ta kthejë atë në një vegël të trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar. I themi punë të mbarë të gjitha bandave, por jam e bindur që shqiptarët janë të neveritur nga shfaqjet hipokrite që bëni dhe se si bandat kriminale po drejtojnë vendin!”, tha Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button