BMW shfaqi modelin më të ri të i8 Coupe

BMW shpalli fotografitë e versionit më të ri të i8 Coupe. Kjo shpikje për herë të parë do të shfaqet në panairin që do të mbahet në Pekin në fund të prillit, me çka pritet të marrë “dritën e gjelbër” për prodhimin e mëtutjeshëm gjatë dy viteve të ardhshme.

Koncepti i8 Spyder bazohet në i8 Coupe. Edhe pse platforma bazë dallon nga ajo e i8 Coupe, te Spyder është hequr kulmi dhe ulëset e prapme.

Spyder përbëhet nga dy motorë. Njëri është motor 1.5 litërsh turbo me tre cilindra i cili posedon 220 KF, duke ju dhënë fuqi rrotave të pasme, ndërsa motori I dytë është një motor elektrik i cili ka kapacitet të arrijë deri më 129 KF dhe i cili u jep fuqi rrotave të përparme.

Lajme të ngjashme

Back to top button