CBC LOJA, nikoqire e të rinjëve polak dhe gjerman

Një grup të rinjsh nga Polonia dhe Gjermania këtyre ditëve po qëndrojnë në Tetovë. Ata së bashku me disa të rinjë tetovar,  janë pjesë e projektit “My words are free” (Fjalët e mija janë të lira), projekt ky që implementohet nga Qenda për Bashkëpunim Ballkanik LOJA,  organizata “Die Villa” nga Leipzig – Gjermani dhe Fondacioni “ Together Polska” nga Polonia.  

Tema mbi të cilën ata punojnë është artikulli i 19 nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me të drejtën e shprehjes së mendimit  dhe fjalës së lire.

Duke bërë krahasim se si ka qenë ajo gjatë regjimit socialist dhe si është e njëjta tash , në të tri vendet pjesmarrëse në project, të rinjtë do të punojnë në grupe duke përdorur teknikat e punës si video dhe fotografi .

Dhe në fund do të ketë prezentim të videove të shkurtëra të regjistruara me personazhe që kanë jetuar te dy periudhat kohore. Gjithashtu do ketë edhe fotografi me prononcime të personave me eksperienca si ato të lartpërmendurat.

Pjesa e dytë dhe e tretë e shkëmbimit do të vazhdojë në Poloni dhe pastaj në Gjermani. Kjo është një nga shkëmbimet kulturore që QBB LOJA organizon, duke ju mundësuar të rinjëve nga Tetova të vizitojnë dhë të njihen me kulturat tjera perëndimore dhe të rinjëve që vijnë nga këto vende të njohin kulturën e këtushme./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button