Hoyt Brian Yee sot do të qëndrojë në Kosovë

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee, do ta vizitojë sot Kosovën.

Ai do të zhvillojë takime me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues të tjerë politikë.

Zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Bryan Yee, gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takojë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee dje qëndroi në Beograd, prej nga Serbisë i dha mesazhe të qarta se duhet të zgjedhë mes Europës e Rusisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button