Papandreu: Athina nuk nënçmon identitetin tuaj

Ish kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë për “24 vesti” ka thënë se qëllimi i Athinës nuk është që të nënçmojë identitetin dhe kulturën e qytetarëve, por të gjendet zgjidhje për emrin që do të ishte ndryshe nga referenca Maqedonia, njofton Alsat M.

Papandreu, mes tjerash ka shtuar se emrit mund ti shtohet “E veriut” ose diçka tjetër por jo të qëndroj referenca Maqedonia.

Lidhur me atë nëse ekziston mundësia që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën IRJM, Papandreu është shprehur se ekziston disponim i mirë tek pala greke. Ai tha se sa më gjatë anashkalohet problemi i emrit aq më vështirë do të bëhet në të ardhmen. Por ai nuk sheh gatishmëri te Qeveria aktuale greke që të pranojë Maqedonianë të anëtarësohet në NATO nën referencën IRJM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button