Basha: Xhafaj, levë e Ramës për presion ndaj Prokurorisë

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama po përdor Fatmir Xhafën për t’i bërë presion Prokurorisë.

“Fatmir Xhafa është në konflikt të pastër interesi, nuk mund të qëndrojë asnjë ditë më shumë në detyrën e ministrit. Fatmir Xhafa është levë e Ramës për të bërë presion ndaj Prokurorisë”, tha Basha, shkruan Top Channel.Kreu i PD-së shtoi se “opozita ka informacione të besueshme që do t’i vihen në dispozicion publikut shumë shpejt” dhe i bëri “thirrje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që të largohen”.

“Deklarata e sotme e Xhafës është solidaritet i kupolës mafioze”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button