Banderolë për shpëtimin e Parkut Nacional të Mavrovës

Shoqata ekologjike FRONT 21/42 sot në skelën e lumit Vardar tek përmendorja Justiniani I në Shkup do t’u dërgojnë mesazh bartësve të vendimeve përmes përpunimit të një banderole për shpëtimin e Parkut Nacional “Mavrovë”.

Sipas tyre, parkut nacional i kanoset shkatërrimi i pasurive natyrore me ndërtimin e 15 centraleve hidroelektrike përgjatë territorit të PN “Mavrovë”.

“Për momentin janë lëshuar miratime për katër centrale në lumenjtë Zhirovniçka, Ribniçka dhe Jadovska. Shkatërrimi i ujërave në parkun nacional të cilat e mirëmbajnë florën dhe faunën do të thotë humbje e tyre e përjetshme”, thonë nga FRONT 21/24.

Banderola së bashku me letrën protestuese për ndalimin e projekteve për centralet hidroelektrike në parkun nacional “Mavrovë” ditën e njëjtë do të dorëzohet në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button