Klinika e Gjinekologjisë ka shpenzuar 120,000 euro për ruajtjen e dokumenteve (FOTO)

Për katër vjet nga buxheti i klinikës, gati 120,000 euro janë shpenzuar nga dy tenderat për ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve dhe të dhënave mjekësore, shkruan NOVA TV, njofton Portalb.mk.

Klinika e Gjinekologjisë i ka paguar 60,000 euro një kompanie për të rruajtur të dhënat e tyre mjekësore dhe dokumentet administrative.  Bëhet fjalë për një kompani tregtare me aktivitet administrative “Inbox” Sh.PK me të cilin klinika tetorin e kaluar nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me vlerë prej 3,516,000 denarë (57,170 euro) për dhënien me qira të hapësirës për arkivimin dhe ruajtjen e dokumenteve në formë elektronike dhe të shkruar.

Për këtë qëllim nga Klinika e Gjinekologji u harxhuar çdo vit nga 1 758 000 denarë (28 585 euro). Prokurimi shkoi përmes Byrosë së Prokurimit Publik dhe kjo është marrëveshja e dytë dy-vjeçare që përfundon në tetor 2018. Marrëveshja e mëparshme u mbyll në vitin 2014.

Për katër vjet, rreth 120,000 euro janë shpenzuar për këtë qëllim nga klinika. Udhëheqja e re beson se ky është një shpenzim i panevojshëm dhe barrë për buxhetin në një situatë ku klinika nuk ka material të nevojshëm mjekësor, krevatë, veshje të natës për pacientët, inkubatorët, respiratorë, monitor, instrumente në sallën e operacionit.

“Ne duam të përfundojmë marrëveshjen me kompaninë, por së pari duhet të shohim nëse është e mundur, që mos të paguajmë penale. Klinika nuk ka nevojë të paguajë një kompani që do t’i mbajë dokumentet sepse kemi vend për atë në lokalet e bodrumit “, theksoi për NOVA Viktorija Jovanovska, drejtoresha e Klinikës për gjinekologji.

Nga të dhënat e Zyrës së Prokurimit Publik mund të shihet se kjo kompani ka marrë në shumë tenderë të institucioneve shtetërore dhe zakonisht ishte ofruesi i vetëm në këto tenderë.

Derisa menaxhmenti i mëparshëm i kryesuar nga Maria Haxhi Lega  për katër vjet ka shpenzuar gati 120,000 euro për ruajtjen e dokumenteve, foshnjat vdesin për shkak të kushteve të këqija, mungesa e inkubatorëve dhe respiratorëve, si dhe njësinë e kujdesit intensiv në një inkubator vendosen nga dy foshnje.

Buxheti vjetor i klinikës është rreth shtatë milionë euro. Kjo shumë nuk mjafton për të mbuluar nevojat. Ndërtesa është e re, e ndërtuar pesë vjet më herët, por u hap me nxitim pa leje teknike, dhe ndërtimi u pasua nga një seri mospërputhjesh.

Situata brenda është katastrofike. Krevatet janë shumë të vjetër, të sjellë nga ndërtesa e vjetër dhe me vrima të mbushura nga infermieret me batanije në mënyrë që gratë me shtatzani të rezikshme të mund të përballojnë shtrirjen me muaj.

Brenda, është e vështirë të marrësh frymë për shkak të ventilimit katastrofik të dobët, në bodrumet ku janë vendosur laboratorët ka lagështi, pajisjet qëndrojnë në tavolina të sjellura nga një shkollë, ashensorët prishen shpesë, nuk ka hapësirë të mjaftueshme në kujdesin intensiv dhe e gjithë ndërtesa ka nevojë për rinovim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button