KSHZ, VMRO-DPMNE i ka tërhequr 3 ankesa për zgjedhjet lokale
Në fillim të seancës së sotme të KSHZ-së, në të cilën duhet të diskutohet për ankesat e VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, TMRO dhe E Majta, për zgjedhjet lokale, seanca shpejt u ndërpre pasi që VMRO-DPMNE tërhoqi 3 nga gjithsej 43 ankesa që i ka dorëzuar në KSHZ, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç sqaruan përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, ata i tërheqin ankesat edhe për zgjedhje të këshilltarëve edhe për kryetarë komune.
Seanca vazhdon dhe mund ta shihni më poshtë:
Ndryshe, në afatin e paraparë, në KSHZ u parashtruan gjithsejt 46 ankesa.
Më së shumti ankesa ka parashtruar VMRO-DPMNE, 43, dhe nga një TMRO, Aleanca për shqiptarët dhe nga E Majta.
KSHZ është e obliguar të vendosë rreth akesave të kandidatëve në procedurën për votim, grumbullim dhe konstatim të rezultateve të votimit, në afat prej 48 orëve pas pranimit.
Kundër vendimit të KSHZ-së mund të parashtrohet padi në Gjykatën administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq, pas ankesës është e obliguar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.