Anketë e gazetës Dnevnik: shqiptarët më të sigurt në Kosovë dhe Shqipëri, maqedonasit në Serbi

Një anketë e realizuar nga e përditshmja në gjuhën maqedonase Dnevnik tregon rënie të madhe të mbështetjes së qytetarëve në dy organizmat kryesorë ku  Maqedonia pretendon të anëtarësohet, Bashkimi Evropian dhe NATO. 

Në pyetjen se sa i besoni BE-së, 53.1 për qind e qytetarëve sipas anketës, janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 42.7 për qind negativisht. Në NATO, sipas anketës së gazetës Dnevnik besojnë 51.1 për qind e qytetarëve ndërsa  44.7 për qind nuk  besojnë.

Anketa dëshmon edhe njëherë se sa pikëpamje të ndryshme kanë dy  komunitetet më të mëdha në vend, shqiptarët dhe maqedonasit. Nëse shqiptarët ndjehen më të sigurt gjatë udhëtimit në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa më së paku në Serbi (47 për qind), maqedonasit pikërisht në Serbi ndjehen më të sigurt edhe atë në masën 99 për qind, ndërsa më të pasigurt ndjehen në Kosovë, Shqipëri dhe Greqi. Turqia është vendi i vetëm ku edhe shqiptarët edhe maqedonasit ndjehen të sigurt. 

Anketa dëshmon se shqiptarët udhëtojnë shumë më shumë se maqedonasit, dhe kjo për arsye të diasporës shumë më të madhe dhe lidhjeve farefisnore me shqiptarët jashtë shtetit.

Anketa tregon se komuniteti maqedonas e ka të vështirë të komunikoj me atë shqiptar në gjuhën shqipe, pasi atë e flasin vetëm tre për qind e maqedonasve krahas 99 për qind të shqiptarëve që e flasin maqedonishten.

Lajme të ngjashme

Back to top button