Berisha viziton Pecin: Aleksandri luftoi si luan

Familja e Nëntetar Aleksandër Peci i cili u plagos në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit në Afganistan është vizituar gjatë ditës së sotme nga kryeministri Sali Berisha i cili vlerësoi sakrificën e tij dhe të gjithë ushtarakëve shqiptar të cilët janë me mision paqëruajtës nëpër botë. 

“Aleksandër Peci lufoi si laun në përpjekje në një fshat të Afganistanit por luftoi me heroizëm edhe në përballimin e tij pas plagosjes. Populli shqiptar ndihet krenar me Aleksandrin dhe ushtaraket tanë në Afganistan të cilët operojnë në zonat me të nxehta të Afganistanit. Kaloi një situatë shumë të vështirë të cilën ai e kaloi edhe me ndihmën e Zotit” u shpreh për mediat kryeministri.

Nga ana e tij Peci ka falenderuar kryeministrin Berisha për këtë vizitë dhe për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve. /albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button