Tubim protestues i LSDM-së në Aerodrom

Gjatë tubimit protestues në komunën Aerodrom të Shkupit, të zhvilluar mbrëmë  lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski ka drejtuar kritika në drejtim të qeverisë.

Në kohën kur po kalojmë në një periudhë katastrofale ekonomiko-sociale, kur ekonomia zhytet në borxhe dhe jolikuiditet, kur populli zhytet në varfëri më të madhe çdo ditë, kjo qeveri deri tani ka shpenzuar mbi 350 milion euro në përmendore, skulptura, porta triumfale, barok dhe museum edhe atë në vetëm 1 km katrorë në qendër të Shkupit, ka thënë Cërvenkovski, transmeton zyra për shtyp e LSDM-së.

‘Mos mendoni se këtë e bëjnë sepse shumë e duan artin ose se shumë e respektojnë historinë. Ata nuk janë deri në atë shkallë të çmendur. Motivi kryesor i tyre është krimi. Shkupi 2014 është një makinë pastrimi parash, gjithçka që është bërë është treguar disa here më shumë se sa që vlen realisht. Sot Maqedonia është vend I krimit dhe korrupcionit, edhe atë I motivuar dhe organizuar nga vetë pushteti. Këtë ua garantoj. Një ditë për këto vepra ata do të përgjigjen, drejtësia do të arrij deri te ata’, tha Cërvenkovski para banorëve të Aerodromit.

Lajme të ngjashme

Back to top button