Ahmeti: Shqipëria të lobojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Politikat rajonale, gjendja në Maqedoni dhe Shqipëri ishin disa nga temat e diskutimit gjatë takimit Haxhinasto-Ahmeti që u zhvillua në ambientet e ambasadës shqiptare në Shkup.

Dy bashkëbiseduesit kanë folur për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësinë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe situatën politike në Maqedoni dhe Shqipëri.

‘Kërkova nga ministri që të na ndihmojë në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Siç e dimë të gjithë Shqipëria është vend anëtar i plotëfuqishëm dhe të lobohet edhe më tej sepse është në interes strategjik, është në interes politik, është në interes rajonal, është në interes për paqe dhe stabilitet më të gjerë të rajonit që Maqedonia të zërë vendim e merituar në NATO’, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti nga Haxhinasto ka kërkuar materializimin më të shpejtë të marrëveshjeve  nga të gjitha fushat duke filluar nga bashkëpunimi ekonomik deri në fushën e energjisë dhe të infrastrukturës së përbashkët, hekurudhave dhe rrugëve dhe deri tek ratifikimi i marrëveshjes për heqjen nga përdorimi të pasaportave dhe të qarkullimit të lirë të njerëzve vetëm me letër njoftimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button