Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta (VIDEO)
Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Kështu u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta i cili votoi në Gostivar së bashku me familjen e tij. Bejta ftoi qytetarët të merrnin pjesë në mënyrë demokratike, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, njofton Portalb.mk.
“Si qytetar i Gostivarit votova së bashku me familjen time. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Falënderoj për punën e tyre anëtarët e komisionit zgjedhor dhe shpresoj në një mbarëvajtje sa më të mirë të zgjedhjeve,” u shpreh ai, njofton Portalb.mk.